Menashe Zalka është futbollist i lindur në Etiopi dhe mban shiritin e kapitenit te skuadra izraelite e Hapoel Hadere, teksa ka luajtur më shumë se 150 ndeshje në ligë me fanellën e klubit të lart përmendur.
Mesfushori mbrojtës nuk luajti fundjavën e kaluar në Premier League-n izraelite pasi të gjitha ndeshjet u anuluan për shkak të sulmit që Hamasi kreu në Izrael, me vendet që janë në luftë.
33-vjeçari që ka lindur në Etiopi por është rritur në Izrael, tashmë ka hequr dorë nga futbolli dhe ka veshur uniformën ushtarake. Mediat raportojnë se Menashe Zalka është thirrur në njësinë rezervë të ushtrisë izraelite, e cila po mobilizohet për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme që mbizotëron në vend.
Siç dihet, përleshjet shpërthyen mes izraelitëve dhe palestinezëve pasi forcat e Hamasit pushtuan territoret izraelite dhe sulmuan Izraelin me raketa.