Nga “djali i keq” Cllevio ka vendosur që të bëhet ai djali që rinia shqiptare do e marrë shembull. Këtë premtim reperi e ka dhënë gjatë një live në “TikTok”, ku tha se do i dhurojë fansave vetëm harmoni dhe gëzime.
Duke lënë anash negativitetin, Cllevio tha se do të lërë sherret dhe inatet anash dhe nga armiq të përbetuar me Noizyn do të bëhen miq duke i dhënë kështu rinisë shqiptare dhe një shembull për të ndjekur.
“Ju premtoj o publiku im se do tju dhuroj vetëm harmoni edhe gëzime. Do prodhoj vetëm muzikë, do bëhem një djalë që ta kenë shembull rinia shqiptare dhe jo të marrin negativitet.
Dhe dua të bëj një shembull të jem shembull që unë me gjithë Noizyn duke qenë dy armiq të përbetuar si nëpër libra të bëhemi miq dhe rinia shqiptare të na ndjekë ne. E të thonë ‘E pe u pajtua Cllevio me Noizyn dhe pse s’pajtohemi ne’, domethënë me shokun e klasës”, dëgjoeht të thotë Cllevio.
Noizy dhe Cllevio janë dy reperët të cilët prej vitesh janë në konflikt me njëri-tjetrin. Sherret e tyre të njëpasnjëshme, futja e Cllevios dy herë në burg si pasojë e denoncimeve të Noizyt kundrejt tij kanë qenë në qendër të mediave.
Më herët ka qenë Noizy i cili ka bërë me dije se denoncimin ndaj Cllevios e ka tërhequr vetëm për vëllain e reperit, i cili i është zotuar se do të marrë ai situatën nën kontroll. Madje për të shuar konfliktet me Cllevion, Noizy ka shkuar ka takuar në qeli edhe “profesorin”, pra Dritan Dajtin, i cili e kishte këshilluar që ta merrte me të mira reperin pasi vetëm kështu mund të mos kishin mosmarrëveshje.