Goglat e shortit të hedhur këtë të premte në Zyrih të Zvicrës e vendosen Shqipërinë në një grup me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën.
Sigurisht që Anglia është tjetër nivel, të paktën në letër, por mbi të gjitha një vëmendje të veçantë ka marrë menjëherë përballja ndaj Serbisë, me të cilën u ndeshën në eliminatoret e Europianit 2016, ku në Beograd ndeshja u ndërpre për shkak të dhunës nga tifozët.
Mediat serbe e kanë komentuar si një grup shumë të vështirë duke veçuar pikërisht Anglinë, por edhe Shqipërinë.
“Rrugë e vështirë drejt Botërorit”, ka shkruar “Kurir”. Ndërkohë, “B92” shkruan: Do të jetë ferr. Ndërsa media tjetër në Serbi “Novosti” e ka quajtur këtë ditë ters, sipas një besëtytnie kur data 13 bie në ditë të premte është ters dhe ndodhin ngjarje negative