Presidenti i entitetit të Republika Srpska (RS) në Bosnje e Hercegovinë, Milorad Dodik, u transportua në sallën e operacionit dhe sipas informacioneve fillestare, operacioni duhet të zgjasë disa orë.
Sipas reporterit të ATV-së nga Beogradi, mjekët thanë se bëhet fjalë për një operacion më të komplikuar që do të zgjasë disa orë.
Gjithashtu u tha se Dodik ishte në humor të mirë para operacionit dhe shpreson për rezultatin më të mirë.
Dodik u shtrua me urgjencë dje në spital për shkak të dhimbjeve akute. Edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq e ka vizituar Dodikun në spital dhe i ka uruar shërim të shpejtë.
Ai ndau një foto nga dhoma e spitalit ku po qëndronte presidenti i RS.
“Sipas diagnozës së parë, pas përgatitjeve të nevojshme, do të bëhet një operacion në ezofagun dhe stomakun e presidentit Dodik”, ka thënë zyra e Dodik dje.