Dom Gjergj Meta: Nga Krishtlindja në Krishtlindje ka më pak njerëz, disa kanë ikur…

Dom Gjergj Meta tregon se si ka ndryshuar shoqëria ku jetojmë nga Krishtlindja e kaluar.

”Ndryshojnë njerëzit, por edhe ajo që është përreth nesh ka ndryshuar, edhe shoqëria ka ndryshuar. Fatkeqësisht, në zonën ku jam unë, nga Krishtlindja në Krishtlindje, ndoshta ka më pak njerëz. Disa familje janë larguar gjatë këtij viti. Numri i njerëzve ka lëvizur.

Koha YouTube Channel
Disa shkolla janë mbyllur, disa vende pune janë mbyllur… Edhe ekonomia mund të ketë pasur rënie. Patjetër, që edhe përjetimi i Krishtlindjes ka ato problemet e veta. Vihet re edhe që për Krishtlindje, ata që janë jashtë i presin biletat atyre që janë në Shqipëri dhe i marrin atje për të festuar”, shtoi Dom Gjergj Meta.