Donin ta na stigmatizonin, por dështuan! Serbët në protestë, Vuçiç: Ne ngritëm lart popullin tonë

Ata që donin të stigmatizonin popullin serb dështuan dhe nuk do t’ia dalin kurrë. Kështu u shpreh presidenti serb Aleksandër Vuçiç, pas seancës në asamblenë e përgjithshme të OKB, ku u votua rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë.  Ai theksoi se disa njerëz kanë dashur të përdorin pushtetin politik dhe të politizojnë këtë temë, duke i vendosur Serbisë një shënjë në ballë.

“Praktikisht e mbylla karrierën time politike këtu sot”, deklaroi Vuçiç, teksa u përpoq të justifikohet përpara serbëve se kishte bërë gjithçka të mundur për të shmangur, poshtërimin, siç e cilësoi ai.

“Ata nuk do të më falin për shumë gjëra, dhe kjo ishte gozhda në arkivol. Bërë gjithçka munda, bashkë me këta njerëz qe luftuan për Serbinë. Ata u përpoqën me çdo mënyrë për të na degraduar. Nuk mund të them sene triumfuam, por është e qartë se cili është rezultati i vërtetë. Ne ngritëm lart serbët”.

Serbët rreth Serbisë, Republikës Sërpska në Bosnje dhe Hercegovinë, e Mal të Zi ju bashkuan protestave në rrugët e dekoruara me flamuj dhe postera ku lexohej; “ne nuk jemi njerëz gjenocidialë…ne kujtojmë”.

Në Podgoricë qytetarë me simbole serbe, ruse e kundër Kosovës u mblodhën para ndërtesës së qeverisë, për të shprehur mbështetjen për Beogradin, teksa Mali i Zi i tha po rezolutës për gjenocidin.

“Kombet që kanë kryer shumicën e gjenocideve gjatë historisë, sot akuzojnë një popull martir si gjenocidial. Nuk u takon belgëve, gjermanëve apo anglezëve të na diktojnë se çfarë është e drejtë apo e gabuar; ata duhet së pari të shqyrtojnë të dhënat e tyre historike”.

Edhe qytetarët serbë në Mitrovicë të Veriut parakaluan me automjete nëpër rrugë, në shenjë mbështetjeje për serbët dhe presidentin Aleksandar Vuçiç.