Me tensione është zhvilluar konferenca mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Beograd. Shkak për tensionin është bërë drafti i hartuar nga qeveria shqiptare për asociacionin me komuna serbe në veri të Kosovës. Vuçiç tha se atyre që iu është propozuar drafti nuk janë kumbarë dhe se Serbia i zgjedh vetë kumbarët.
Me tensione është zhvilluar konferenca mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Beograd. Shkak për tensionin është bërë drafti i hartuar nga qeveria shqiptare për asociacionin me komuna serbe në veri të Kosovës. Kryeministri Rama shpjegoi se draftin ua ka dërguar dy kumbarëve, siç ai cilëson presidentin e Francës Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz. Këtë draft, Rama tha se u takon Kosovës dhe Serbisë nëse do ta kërkojnë për ta lexuar.
“I është dorëzuar dy kumbarëve, Macron dhe Scholz dhe Michel. Dhe kaq. U takon palëve që ta kërkojnë ta lexojnë apo jo, ta konsiderojnë apo jo”, tha Rama.
Mirëpo, Vuçiç nuk e priti mirë termin ‘kumbarët’ të përdorur nga Rama, duke thënë se Scholz dhe Macron nuk janë kumbarë. Ai hoqi kufjet dhe tentoi të largohet, mirëpo e dëgjoi deri në fund përgjigjen e Ramës.
“Në fakt atyre që iu është paraqitur statuti nuk janë kumbarë, por ekipi i menaxhimit të Serbisë në përputhje me marrëveshjen e Brukselit dhe gjithçka që është arritur në gusht të 2015. Nuk ka askënd tjetër në përputhje me rregullat e ligjshme që është i detyruar të paraqesë një statut apo të marrë pjesë në hartimin e këtij statuti përveç ekipet drejtues serb”, tha Vuçiç.
“Ata janë kumbarë të planit franko gjerman, jo të statutit. Se plani franko gjerman e ka bërë Franca dhe gjermania s’besoj se e ka bërë Serbia “, tha Rama.
“Këtu nuk quhen kumbarë njerëz që imponojnë disa vendime”, tha Vuçiç.
Kreu i qeverisë shqiptare tha se nuk duhet nënvlerësuar përshkallëzimi i tensioneve në veri të Kosovës, ndërsa theksoi nuk ka asnjë rrugë tjetër veç zbatimit të planit franko-gjerman për të normalizuar situatën mes dy vendeve. Nga ana tjetër Vuçiç tha se Kosova duhet të largojë policinë dhe kryetarët nga komunat në veri të Kosovës.
Në konferencë u fol edhe për Open Balkan, ku Vuçiç theksoi se do të ketë sërish takime, madje në nëntor do të ketë një panair në Beograd. Me vizitën në Serbi, Rama përmbylli turin e takimeve në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit që do të mbahet në tetor në Tiranë.