Drama e shpopullimit: Një në dy banorë në Gjirokastër është i moshuar (VIDEO)

Një në dy banorë në Gjirokastër është tashmë pensionist, duke e kthyer qarkun jugor në më të mplakurin në vend. Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë në shtatë bashkitë e zonës jetojnë 53 mijë e 314 vetë, ndër të cilët 23 mijë e 552 janë të moshuar.

“Emigracioni aty, bashkë me uljen e lindjeve po bën që mos të ketë më nevojë për çerdhe apo kopshte, por për azile.”, shprehet Eris Dhamo, pedagoge dhe sociologe.

Në rang vendi është Tirana me numrin më të lartë të pensionistëve, me 142 mijë e 448 të tillë. Për shkak të numrit të lartë të banorëve, pesha e të moshuarve në raport me totalin përllogaritet në rreth 12 për qind. Lista pasohet nga Fieri, Vlora, Korça, Durrësi, Elbasani dhe Berati. Qarqet me numrin më të ulët të të moshuarve në vend janë Lezha, Dibra dhe Kukësi.

“Ndryshe nga emigracioni i viteve 90’, tani po iket pa kthim. Më parë babai ikte në emigracion, por familja ishte në Shqipëri. Tani iket familjarisht. Edhe pasardhësit lindin jashtë. Largimi në masë e i vijueshëm i të rinjve ka bërë që mosha mesatare në vend të zgjerohet, duke u rritur me 3.8 vite vetëm në harkun e viteve 2015-2023. “Po përgatisim të rinj dhe prindër për Europën. Të moshuarit nuk ikin pasi nuk ju hyjnë në punë vendeve të tjera.”, tha më tej Dhamo.

E përkthyer në ekonomi , emigracioni që po prodhon më shumë pensionistë do të thotë më pak krahë pune, rrudhje e të ardhurave e më shumë pagesa nga buxheti i shtetit./A2 Cnn