Droni me kamerë në raketë, si u dogj tanku rus nga Ukraina

Ushtria ukrainase publikoi kur sulmoi një tank rus në mes të rrugës, ndërsa pajisja filmuese ishte vendosur në raketë.

Sulmi, sipas blogut Operativno_ZSU, u krye me dronin e tipit FPV, derisa gjithçka ndodhi brenda pak sekondave.

“FPV-droni shpon automjetet e blinduara të armikut kokë më kokë”, shkroi ai. Lokacioni i sulmit s’u bë i ditur, ndërsa në momentin kur tanku u godit, pamje u turbullua.

Ukraina e Rusia po luftojnë në zonën e Bakhmutit tash e disa muaj.

Ushtria ukrainase ende zyrtarisht s’e ka nisur kundërofensivën, pasi presidenti Volodymyr Zelensky, është shprehur se ju nevojitet kohë për përgatitje