Ylli shqiptar Dua Lipa pati një veshje shumë të thjeshtë ndërsa ndoqi premierën e filmit “Barbie” në Los Anxhelos të dielën.
Këngëtarja e hitit “Don’t Start Now”, 27 vjeç, kohët e fundit shfaqi trupin e saj që duket aq i bukur si i vet Barbie gjatë pushimeve në Greqi. Dua në këtë film të Greta Gerwig shfaqet si barbie sirenë.
Ajo u bashkua me anëtarët e tjerë të ekipit të filmit, si Margot Robbie e cila rikrijoi një tjetër fustan “vinatge” nga kukulla e vitit 1960 e brendit të lodrave Mattel, raporton DailyMail.
Fituesja e çmimit Grammy shkeli në tapetin rozë vezullues me një fustan pa mëngë që shkëlqente nën rrezet e ndritshme të diellit të Kalifornisë. Fotografitë tregojnë se Lipa zgjodhi të vishte vetëm një palë mbathje të bardha. Fustani kishte një prerje të hapur përpara e një prerje edhe më të hapur prapa. Ky fustan përkonte me rrolin e saj si sirenë në film, pasi që përveç vezullimës poshtë e karakterizonte një prerje që i përngjante një bishti peshku. Dua e shoqëroi veshjen me një pale vath e një qafore argjendi. Ajo kishte zgjedhur një grim të lehtë e të thjeshtë për ngjarjen duke e bërë atë dukej si një sirenë e vërtetë.
Dua Lipa në rolin e sirenës në filmin “Barbie”
Ajo e kompletoi veshjen me një palë taka argjendi të mbyllura dhe të shndritshme që ishin pjesërisht të mbuluara.
Dua gjithashtu pati shansin të bënte muzikë për “soundrtrack-un” e filmit.