Dua Lipa reklamon Porschen elektrike

Që kur iu bashkua brendit të veturave Porsche në muajin nëntor të vitit të kaluar, shqiptarja me famë botërore, Dua Lipa, tanimë ka lënë gjurmë mbi këtë brend.

Që nga prezantimi me veturat në Los Angeles e deri te paraqitja e saj e parë zyrtare në një ngjarje të organizuar nga brendi në Singapor, lidhja në mes të këngëtares dhe markës ka qenë e fortë dhe e menjëhershme.

Tani, kreativiteti i saj po shfaqet edhe në një tjetër mënyrë, pasi ajo ka bërë regjinë e reklamës për modelin e veturës elektrike të Porsches, Macan, ku edhe aktron.