Duhej të ktheheshin në Tokë që në qershor, dy astronautët e NASA-s mund të mbesin në hapësirë deri në 2025

Dy astronautët që kanë mbetur në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor që në fillim të qershorit mund të mos kthehen në tokë deri vitin tjetër. Lajmin e kanë bërë të ditur zyrtarët e NASA-s.

Agjencia Hapësinore nuk e ka vendosur ende nëse dy astronautët do t’i kthejë në tokë me anë të një anije të SpaceX apo nëse ata do të kthehen me kapsulën e Boeing Starliner e cila ka pasur probleme serioze teknike.

“Vijojmë të kemi paqartësi rreth sigurisë së kapsulës së Boeing-ut,” thanë zyrtarët e NASA-s.

Për pasojë, gjasat janë që Butch Wilmore dhe Sunita Williams të shohin nga stacioni hapësinorë teksa kapsula që i nisi të hapësirë të kthehet në Tokë pa ta.

Nëse kjo ndodh, NASA-s do t’i duhet të lërë pas dy nga katër astronautët e saj në fluturimin e radhës të Space X, i cili është planifikuar për nga fundi i shtatorit.

Vendet për Wilmore dhe Williams mbeten bosh për udhëtimin e kthimit në shkurt. Dyshja supozohej të ktheheshin në Tokë, një ose dy javë pasi u nisën për në hapësirë më 5 qershor.