Kanë dalë në dritë bisedat mes Alfred Pezës dhe spikeres Blerta Tafanit, ku drejtori i Përgjithshëm i RadioTelevizionit Shqiptar është në pritje të një takimi me gazetaren, te ciles i thote se duhet te jete nr.2 i televizionit, cka edhe ndodhi faktikisht, pas emerimit te Pezes ne drejtimin e RTSH.
Mesazhet pretendohet se datojnë vitin e shkuar kur referohet ne letren e saj edhe spikerja Blerta Tafani.
Në bisedën e zhvilluar mes tyre Peza kërkon të dijë se si dhe kur do të takohet me gazetaren Blerta Tafani, teksa kjo e fundit i përgjigjet ja ‘të kthehemi’.
BISEDA:
Alfred Peza: Duhet të ndihesh si nr 2 atje. Kemi lënë një moment…po pres..nga ti Kur? Si? Kur? Më thuaj?!!
Blerta Tafani:Ja të kthehemi
Nga miq në armiq? Ai e zgjodhi nr.2 të RTSH, tani gazetarja Blerta Tafani akuzon Alfred Pezën: Më ngacmoi seksualisht..
Alfred Peza: Do e organizosh ti? Po pres, aq sa edhe ti…Okay?!!
Blerta Tafani: Po
Alfred Peza: Do e marësh ti në dorë?!! Pse e zgjat kaq shumë se nuk e kuptoj?
BISEDAT
Bisedat mes tyre janë përmendur edhe në letrën e drejtuar bordit drejtuas 3 ditë më parë, ku spikerja Tafani akuzon drejtëpërdrejt Pezën edhe për ngacmim seksual.
Tafani në letër shprehet se më datë 28 Shtator të vitit të kaluar, pas orës 20.00 të mbrëmjes, në celularin e saj kanë mbërritur mesazhe të padenja dhe imponuese për takim jashtë pune, nga drejtori Alfred Peza.
Por për situatën mes tyre dhe vërtetësinë në lidhje me letrën, gazetarja Blerta Tafani ka kërkuar kohë dhe pritet një reagim i saj./lajmifundit.al/