Kosova e ka kompletuar këtë tetor me dy fitore nga dy ndeshje, duke mposhtur edhe Qipron me rezultat 3-0, pas fitores ndaj Lituanisë (2-1).
Dardanët e nisën me dominim ndeshjen, ndërsa qipriotët kishin vendosur të luanin ashpër, duke bërë disa ndërhyrje të palejuara.
Por, Amir Rrahmani shënoi në minutën e 30-të, duke thyer mbrojtjen kundërshtare me një super kalim në stilin e sulmuesit.
Pjesa e parë përfundoi me këtë gol, përkundërt se kishim raste të dyfishonin epërsinë.
Mirëpo, këtë gjë e bëri Ermal Krasniqi, kur realizoi një gol të bukur në minutë e 52-të për 2-0.
Dardanët nuk ndaleshin së kërkuari golin e tretë dhe ai erdhi në minutën e 71-të.
Emir Sahiti që ishte inkuadruar vetëm katër minuta më parë, realizoi për 3-0, për ta vulosur fitoren e Kosovës.
Kosova gjendet në vendin e dytë me nëntë pikë, tri më pak se Rumania që na pret në muajin nëntor, ndërsa Qipro ka tri dhe Lituania pa pikë. /Telegrafi/