Dyshohet se kishte dijeni për aksionin e Wagner, gjenerali rus zhduket pa gjurmë pas rebelimit ndaj Moskës

Një gjeneral i lartë rus, i cili dyshohet se kishte dijeni prej kohësh për rebelimin e Wagner-it, nuk është parë që nga shpërthimi i kryengritjes së armatosur të shtunën.

Sergei “Armageddon” Surovikin është komandanti i dytë i ushtrisë ruse dhe ka pasur lidhje me shefin e Wagner, Yevgeny Prigozhin.

Ai u zëvendësua si komandant i lartë në fillim të këtij viti, por ruajti ndikimin në drejtimin e operacioneve të luftës.

Inteligjenca amerikane kishte raportuar më parë se Surovikin kishte dijeni për planet e Prigozhin për t’u rebeluar kundër udhëheqjes ushtarake të Rusisë, sipas New York Times.