Dyshohet se morën ryshfet për të kaluar 4 kamionë dhe 1 trajler pa i kontrolluar, pranga përgjegjësit të doganës dhe doganierit. Një në kërkim

Pas hetimeve me urdhër të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), është arrestuar përgjegjësi i doganës së Kakavijës, doganieri i kontrollit fizik dhe u shpall në kërkim një tjetër punonjës i doganës. AMP kishte dyshime se doganierë dhe efektivë policie ishin të përfshirë në skema korruptive në lidhje me procedurat e parregullta të zhdoganimit duke përfituar shuma parash.

Gjatë operacionit të nisur prej mëngjesit të së shtunës e deri në orët e para të së dielës janë konstatuar 1 trajler, 4 kamiona të tonazhit të rëndë si dhe mjete të tjera të mbushura me mallra që kaluan pikën kufitare pa kryer kontrolle si dhe duke i shmangur pagesave të zhdoganimit.

Ndërkohë vijojnë hetimet për të zbardhur edhe nëse ka zyrtarë të tjerë të përfshirë në këtë skemë korrupsioni.