Dyshohet se spiunoi për Shqipërinë dhe Kosovën, arrestohet Adis Dazdareviq

Adis Dazdareviq, zyrtar i lartë dhe kandidat për këshilltar komunal i Aleancës Boshnjako-Serbe në zgjedhjet e fundit lokale në Novi Pazar, është arrestuar sot.

Ai dyshohet se është pjesë e një rrjeti spiunazhi të organizuar nga D.R. në territorin e Serbisë dhe se me urdhër të tij po grumbullonte të dhëna dhe informacione të rëndësishme për shërbimin inteligjent të Shqipërisë dhe Kosovës, raporton SanxhakPress, përcjell Insajderi.

Të dhënat e mbledhura nga Dazdareviq janë dorëzuar te D.R., i cili më pas i ka përcjellë në shërbimet inteligjente të Shqipërisë dhe Kosovës, për çka kanë kompensim monetar., transmeton Insajderi.

Gjatë kontrollit të lokalit të cilin e ka shfrytëzuar Dazdareviqi, janë gjetur një sërë sendesh që kanë të bëjnë me kryerjen e veprës penale.

Ndaj Dazdareviq është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.