Dyshohet se ushtarët serbë kanë arrestuan dy të rinj nga Podujeva

Ushtria serbe i ka arrestuar të premten dy persona nga Podujeva.

Ata dyshohet se u arrestuan në territorin serb dhe dyshohen se ishin duke prerë dru.

Ndaj dy të rinjve llapjanë, autoritetet serbe e kanë caktuar masën e ndalimit prej 30 ditësh.

Llapi.info ka kontaktuar direkt me familjarët e dy të rinjve llapjanë, të cilët e kanë konfirmuar rastin.

Për rastin në fjalë sipas portalit, janë informuar edhe autoritetet e sigurisë në Kosovë.