E dhimbshme: Ndahet nga jeta në moshë të re infermierja nga Suhareka, humb betejën me kancerin

Pas betejës me një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë infermierja Fitore Zenelaj nga Suhareka.

E ndjera ka vdekur teksa ishte duke u trajtuar në Francë.

Lajmin e ka dhënë familja, me ç’rast kanë bërë të ditur se për ditën dhe orën e ceremonisë mortore do të njoftojnë me kohë.

Njoftimi i familjes:

Të nderuar familjar, miq, shokë, dashamirë, me dhimbje dhe pikëllim të madh,  ju njoftojmë se më e dashura  jonë Fitore Zenelaj  pas një sëmundje të rënde ka ndërruar jetë gjatë trajtimit në Francë, me datë 13.11.2023.