E ëma e Ronaldos, ‘sehire’ për ndarjen e të birit nga Georgina?!

Një lajm në media e ka nxjerrë të ëmën e Ronaldos si një përdoruese magjie me qëllimin për të ndarë të birin nga partnerja Georgina Rodriguez.

Më saktë, Dolores Aviero do hapë gjyq nga një gazete që pretendonte se ajo “u drejtua magjisë për të divorcuar Ronaldon nga Georgina”.

Përmes një postimi në Instagram, një përfaqësues i Aveiros ka shkruar:

“Dua të komunikoj në emër të vetes dhe familjes sime… Të deklaroj se kam mobilizuar avokatët e mi për të pastruar emrin tim të mirë për hir të familjes sime dhe asaj që atyre përfaqësojnë në jetën time. Një histori u botua në një gazetë të njohur portugeze… Ky lajm është i rremë, shpifës dhe madje makabër, ku flitet për veprime të tmerrshme nga ana ime për t’i hequr lumturinë njërit prej fëmijëve të mi…”.

Sipas një raportimi të fundit të Marca-s, nëna e futbollistit ka mohuar çdo skenar të ndarjes mes djalit dhe partnerit të tij. Megjithatë, artikujt e mëparshëm nga mediat portugeze, spanjolle dhe arabe e kishin paraqitur tashmë marrëdhënien midis Georginas dhe Dolores Aveiros si aspak ideale.

Në të kaluarën, ka pasur raporte për probleme mes nënës së Ronaldos dhe ish të dashurës së tij, Irina Shayk, me zëra që sugjerojnë se Aveiro ka luajtur një rol në ndarjen e tyre.

Në lidhje me situatën aktuale, nëna e Ronaldos mohoi kategorikisht nocionin e problemeve me Georgina Rodriguez, duke thënë: “Të gjitha janë gënjeshtra. Të gjitha çiftet zihen, por ajo që është shkruar është gënjeshtër”.

Edhe pse Ronaldo është përballur me sfida kohët e fundit, të tilla si largimi nga Manchester United për t’u transferuar në Arabinë Saudite dhe anashkalimi gjatë Kupës së Botës 2022, mbetet e pasigurt nëse ai do të luajë përsëri për një klub të madh evropian.

Ndërsa karriera e tij po i afrohet fundit, pritet që Ronaldo përfundimisht të kthehet në Spanjë dhe të vendoset me familjen e tij në shtëpinë e tyre në Madrid.