Laura Fazliu ka siguruar medalje në Mastersin e xhudos në Jerusalem.
Fazliu, që garon në kategorinë deri 63 kilogramë, ka arritur në finale të Mastersit, duke mposhtur në gjysmëfinale izraeliten Gili Sharir, medalisten e bronztë olimpike e botërore.
Fazliu ka realizuar dy hedhje ndaj Sharirit, dhe ka siguruar kalimin në finale të turneut të madh.
Ka së paku medaljen e argjendtë të garantuar.
Të martën për Kosovën fitoi medaljen e artë Distria Krasniqi, ndërsa Nora Gjakova doli e pesta.
Loriana Kuka do të garojë të enjten.