Angelo Onorato, një arkitekt 55-vjeçar, pronar i një dyqani mobiliesh dhe bashkëshorti i eurodeputetes kristiandemokrate në Itali Francesca Donato, është gjetur i vrarë brenda makinës së tij në Palermo.
Angelo Onorato, një arkitekt 55-vjeçar, pronar i një dyqani mobiliesh dhe bashkëshorti i eurodeputetes kristiandemokrate në Itali Francesca Donato, është gjetur i vrarë brenda makinës së tij në Palermo.
Sipas mediave italiane, trupi u gjet në makinën e tij në zonën e Via Ugo La Malfa, me një brez plastik në qafë.
Alarmi është ngritur nga gruaja e tij, e cila me të bijën kishin arritur të gjenin pozicionin e makinës me GPS, pasi nuk kishte dëgjuar për të shoqin për disa orë.
Duket se sipërmarrësi ka pasur një takim me dikë dhe se pranë Via Ugo La Malfa, ku është gjetur makina, ka qenë vendi i zgjedhur për të biseduar.
Ato kanë qenë të parat që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ku sipas një dëshmitari janë parë të bërtisnin pranë makinës me derën e hapur ku ndodhej bashkëshorti i saj.
Përveç shiritit plastik rreth qafës, biznesmeni kishte një njollë gjaku në gjoks në anën e djathtë të gjoksit, e cila, sipas hetuesve, mund t’i kishte dalë nga goja.
E dëshpëruar, ajo u bërtiti të gjithëve “se e kishin vrarë”, thanë disa të pranishëm.
Dy hipoteza janë duke u shqyrtuar për vdekjen e tij, ndërsa pritet dhe kryerja e njw autopsie. Autopsia e urdhëruar nga zv/prokurori Ennio Petrigni që koordinon hetimet do të japë më shumë detaje. Aktualisht ekzistojnë dy hipoteza: vrasja dhe vetëvrasja. Por, kjo e fundit nuk merret në konsideratë nga miqtë e sipërmarrësit. Dhe aq më pak nga gruaja e tij.
“Më vranë bashkëshortin Anxhelo”, u tha menjëherë disa miqve të cilët e telefonuan për të zbuluar nëse viktima ishte vërtet burri i saj.
Megjithatë, hipoteza e vetëvrasjes nuk hidhet poshtë nga hetuesit, për të cilët të gjitha pistat mbeten të hapura. Policia intervistoi gjithashtu një avokat, i cili mund të ketë raportuar një letër që Onorato, mik i të cilit ishte, i kishte lënë.
Kush janë Angelo Onorato dhe Francesca Donato
Miqtë e tyre flasin për një familje të lumtur dhe një burrë gazmor me shumë miq dhe të njohur mes punës, palestrës dhe klubit. Francesca Donato u martua me sipërmarrësin në vitin 1999.
Eurodeputetja, me origjinë nga Ankona, ishte zhvendosur në Palermo pas martesës së saj, e cila solli në jetë Salvatoren, 25 vjeç dhe Karolinën, 21 vjeç. Të dy bashkëshortët ishin të përfshirë në politikë me Demokristianët, një parti ku Donato kishte ardhur një vit më parë pasi braktisi Lidhjen me të cilën ishte zgjedhur në Bruksel pesë vjet më parë.
Dy vite më parë tentoi një aventurë politike edhe bashkëshorti i saj, duke kandiduar në listën e DC në Palermo për zgjedhjet rajonale dhe duke marrë 846 vota, të pamjaftueshme për t’u zgjedhur. Pavarësisht kësaj, sipërmarrësi ishte shumë aktiv përkrah gruas së tij dhe merrte pjesë në mbledhjet e partisë./OraNews