E mahnitshme: Polici gjerman duke kërcyer valle popullore shqiptare, bën me duar shqiponjën

Një polic në Hamburg është bërë pjesë e festës së tifozëve shqiptarë, pak para ndeshjes me Kroacinë.

Në një video të shpërndarë në rrjete sociale, polici është parë duke shijuar këngët popullore shqiptar teksa mban edhe flamurin kuq e zi.

Në një moment, polici është parë edhe duke bërë me duar simbolin e shqiponjës.