PARIS, FRANCE - JULY 30: Bronze medalist Laura Fazliu of Team Kosovo celebrates during the Women's Judo Women -63 kg medal ceremony on day four of the Olympic Games Paris 2024 at Champs-de-Mars Arena on July 30, 2024 in Paris, France. (Photo by Steph Chambers/Getty Images)

E mban të bronztën me krenari e buzëqeshje, Laura Fazliu, në Lojërat Olimpike “Paris 2024”

Laura Fazliu mori edhe një herë sot vëmendjen e të gjithëve me medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Kësaj radhe është një fotografi e realizuar nga fotografi ndërkombëtar , Steph Chambers.

Derisa e mban të bronztën në dorë dhe i është drejtuar aparatit forografik, Fazliu shihet tejet e lumtur dhe krenare me arritjen që bëri në Paris të Francës.

Laura Fazliu ka triumfuar në betejën për medaljen e bronztë, duke mposhtur kroaten Katarina Kristo.

Mitrovicasja bëhet xhudistja e dytë kosovare në Paris që arrin të kurorëzohet me medalje.

Para saj, Distria Krasniqi, e rrëmbeu të argjendtën. Fitorja e “Lakit” erdhi në Golden Score, pasi kundërshtarës së saj iu dhanë tri “Shido”, 2 për pasivitet në luftë dhe të tretën për shtyrje.

Kjo është hera e parë që 23-vjeçarja kosovare merr pjesë në Lojëra Olimpike.