Fjalimi i presidentit amerikan, Donald Trump, në parlamentin izraelit u ndërpre për pak pasi dy anëtarë të krahut të majtë të Knessetit shkaktuan trazira gjatë seancës.
Ofer Cassif, 60 vjeç, dhe Ayman Odeh, 50 vjeç, të dy nga aleanca Hadash, u nxorën jashtë nga sigurimi pas britmash dhe zhurmash drejt Trumpit. Raportohet se ata mbanin pankarta me mbishkrimin “gjenocid”.
Pas incidentit, kryetari i Knessetit iu drejtua Trumpit: “Më vjen keq për këtë, president.” Ndërsa presidenti amerikan e komentoi me humor: “Kjo ishte shumë efikase”, ndërsa anëtarët e parlamentit brohorisnin emrin e tij.
Ende nuk është e qartë motivi i saktë i veprimit të politikanëve që ndërprenë fjalimin.