Autoritetet e sigurisë kanë gjetur pajisje shpërthyese në makinën e 20-vjeçarit, i cili tentoi të vriste ish-presidentin amerikan Donald Trump.
Wall Street Journal, raporton se makina e drejtuar nga agresori i dyshuar, Thomas Matthew Crooks, ishte parkuar dje pranë vendit ku po zhvillohej tubimi i Trump në Butler, Pensilvani.
Nuk dihet ende nëse i riu kishte planifikuar të shpërthente makinën në distancë për të shkaktuar më shumë viktima apo për të siguruar eliminimin fizik të Trump.
Po ashtu mësohet se arma e përdorur nga Crooks ishte blerë nga babai i tij.