E rrallë në Sllovaki, zbulohen kupat e arta me mbishkrimin ALBANIA

Arkeologët në Sllovaki kanë kryer një zbulim të pazakontë.  Mediat sllovake, bëjnë me dije se një banor i zonës në fshatin Hubinë gjeti nën tokë disa kupa të veçanta, me përmbajtje të lartë bakri. Ndërkohë, arkeologët kanë thënë se kupat janë të lara me flori të kuq.

Gjetjet iu dorëzuan Zyrës Rajonale të Monumenteve të Trnavës, ndërsa specialistët kërkuan me detektorë metalikë te i njëjti vend, por nuk gjetën sende të tjera.

Sipërfaqja e të dy kupave  është e mbushur dendur me unaza të vogla të farkëtuara, duke krijuar një efekt vezullues. Ajo që e bën të veçantë, por edhe të mistershme këtë gjetje, është origjina e tyre.

Arkeologët thonë se nga inspektimi i imtësishëm, në brendësi të njërës prek kupave është shquar mbishkrimi “Albania”, inicialet dhe një numër.

Arkeologët sllovakë besojnë se do të arrijnë të zbulojnë edhe më tepër rreth origjinës së objekteve, ndërsa në të njëjtën kohë i bëjnë thirrje banorëve të zonës, që nëse kanë gjetur objekte të ngjashme, t’i dorëzojnë.