Elia Zaharia deri më tani ka qenë më e tërhequra në vorbullën e lajmeve së divorcit me Princ Lekën, e më pas lidhjes së re të këtij të fundit.
Ndërsa Princ Leka dhe fotografja Blerta Celibashi po jetojnë romancën e dashurisë të pashqetësuar nga zërat lartë e poshtë, Elia ka “ndëshkuar” çiftin e ri, duke i hequr të dy nga rrjetet sociale.
Elia Zaharia dhe Blerta Celibashi ndiqeshin në Instgram, pasi dikur kanë qenë mikesha. Duket se përveç martesës me Princin, Elia i ka vënë kapakun edhe miqësisë me fotografen.
Kujtojmë se divorci i Princ Lekës dhe Elia Zaharias erdhi pas 7 vitesh martesë dhe rreth 1 dekade historie dashurie. Fryt i martesës së tyre është një vajzë, të cilën e kanë quajtur me emrin e veçantë dhe shumë kuptim për historinë e familjes Mbretërore, Geraldina.