Eliminim i kundërshtarit nga helikopteri, RENEA zhvillon stërvitjen ushtarake të pazakontë

Njësia Speciale RENEA, në bashkëpunim me Regjimentin e Helikopterëve Farkë, zhvilluan një stërvitje të përbashkët në rajonin stërvitor të Bizës.

Tema e kësaj stërvitjeje ishte “Zbarkimi me litar nga helikopteri në zonat malore, duke përdorur teknikën FASTROP, mbulimin e forcave me snajper gjatë zbarkimit”.

“Qëllimi i kësaj stërvitjeje ishte rritja e aftësive profesionale dhe e performancës së trupave operacionale, duke ndërvepruar dhe koordinuar taktikisht me Regjimentin e Helikopterëve Farkë, për t’iu përgjigjur në kohë situatave të ndryshme reale”, shkruhet në njoftim.

Në përfundim të stërvitjes u ra dakord që eksperienca të tilla të vazhdojnë dhe në të ardhmen.