Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka akuzuar Perëndimin për indiferencë ndaj vuajtjeve të myslimanëve për luftën që shpërtheu në Lindjen e Mesme.
“Sa fëmijë të tjerë duhet të vdesin përpara se Komisioni i BE-së të bëjë thirrje për një armëpushim?”, tha ai në një fjalim televiziv që u citua më vonë në mediat sociale.
“Sa ton bomba të tjera duhet të bien në Gaza që Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të marrë masa?”, shkruan The Guardian.
Erdogan tha gjithashtu se Turqia deri më tani ka dërguar 10 aeroplanë të ngarkuar në Egjipt me ndihma humanitare, përfshirë gjeneratorë, të destinuar për në Gaza.
25 personel mjekësor turk janë nisur gjithashtu për në Egjipt, tha ai.
President Erdoğan:
— Republic of Türkiye Directorate of Communications (@Communications) October 26, 2023
"The EU Commission yesterday came up with saying, 'We cannot call for a ceasefire yet.' How many more people have to die, how many children have to die? What is your estimate?"