Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një intervistë për gazetën “Die Presse” ka thënë se SHBA-ja është duke pritur nga Kosova një draft për atë se si do të duket Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.
Escobar ka thënë se Asociacioni përmendet në Marrëveshjen e Brukselit, konkluzionet e Këshillit Evropian dhe gjithashtu edhe në marrëveshjen e Ohrit.
Emisari amerikan ka thënë se nëse Kosova s’dëshiron një Republikë Srpska si në Bosnje atëherë duhet të japë draftin e vetë dhe se është koha që Kosova të tregon se çfarë dëshiron.