Ndeshja Serbi-Zvicër u fali tifozëve sot emocione të forta. Ndeshja u shoqërua me surpriza dhe plot emocione, me Zvicrën që rrëmbeu fitoren kundrejt Serbisë.
Me këtë fitore, Zvicra pozicionohet në vendin e dytë në grup me kuotën e 6 pikëve, duke u kualifikuar në fazën tjetër të Katar 2022 të cilët do të gjejnë Portugalinë e Cristiano Ronaldos.
Pas fitores festimet nga tifozët e Zvicrës ishin të shumta nga qytetarët zvicerianë por edhe ata shqiptarë, pasi ishte Xherdan Shaqiri ai që zhbllokoi sfidën në minutën e 20-të me një goditje potente, ku ngriti në këmbë të gjithë shqiptarët që e ndiqnin në mbarë botën.
E atillë është video që po qarkullon në rrjetet sociale me një tifoze që bën shqiponjën mes tifozëve serbë.