Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump është shprehur se ka zhvilluar një telefonatë “të gjatë dhe shumë produktive” me homologun rus Vladimir Putin.
Sipas mediave të huaja, në një postim në platformën e tij “Truth Social”, presidenti amerikan thotë se ata diskutuan për Ukrainën dhe Lindjen e Mesme, si dhe për AI.
Të dy ranë dakord, thotë Trump, se “ne duam të ndalojmë miliona vdekje që po ndodhin në Luftën Rusi-Ukrainë”.
Ai shpjegon se dyshja ranë dakord të punonin ngushtë sëbashku, duke përfshirë vizita të ndërsjella në vendet e tyre përkatëse.
“Ne gjithashtu kemi rënë dakord që ekipet tona përkatëse të fillojnë negociatat menjëherë dhe do të fillojmë duke telefonuar Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, për ta informuar atë për bisedën, diçka që unë do ta bëj tani”, tha Trump.
Trump shton se ai ka udhëzuar një ekip, duke përfshirë Sekretarin e Shtetit Marco Rubio, për të udhëhequr negociatat.