Falë angazhimit të komunitetit shqiptar të Zarës, në shkollën fillore “Kruno Krstiq” në lagjen ‘Arbnesh’ që nga viti 2016 ka filluar mësimi plotësues në gjuhën shqipe.
Një mundësi e tillë është shumë e mirëseardhur thonë prindërit dhe nxënësit shqiptar.
“Kur e hapem paralelen e parë këtu në Arbnesh të Zarës mësimet filluan t’i vijojnë nxënësit shqiptarë të mërgatës, mirëpo këtë vit kemi një vërshim të fëmijëve arbneshë”, thotë mësuesi Vesel Lekaj, raporton RTKlive.
Arbneshët e Zarës që në Kroaci njihen si arbanas emigruan rreth 300 vjet më parë, kryesisht përgjatë bregdetit dalmat.
Ata erdhën nga rrethina e Shkodrës ndërsa për fat të mirë edhe sot e kësaj dite në shumë familje arbneshe është ruajtur gjuha shqipe.