Reperi Feronit Shabani, i cili tashmë njihet me emrin e tij të ri Khattab, ka kohë që ka bërë ndryshime drastike në jetën e tij private, duke e lënë edhe pasionin e tij të dikurshëm muzikën.
Besimi i tij ka bërë që ai të marrë një kthesë të madhe në jetën e tij.
Fero së fundmi është larguar edhe nga rrjetet sociale përfundimisht, ndërsa gazeta Insajderi raporton se arsyeja është martesa e tij me një grua të re, e cila po ashtu si Khattab i takon besimit islam.
Kjo sipas po të njëjtave burime, është arsyeja përse ai është larguar 100 për qind nga rrjetet sociale. Por deri më tani ish-reperi nuk ka konfirmuar ende nëse ka filluar një romancë të re apo jo.
Kujtojmë se ai ka qenë më parë i martuar me bukuroshen Arbenita Ismajli, me të cilën ka një vajzë.