Ushtria ukrainase festoi çlirimin e tokës së parë qëkur ka nisur kundërofensiva ndaj caqeve ruse. Një batalion vendosi flamurin kombëtar në fshatin Blahodatne, që gjendet në rajonin e Donetskut.
Në pamjet e publikuara të dielën, ukrainasit dëgjohen duke thirrur “lavdi Ukrainës”, gjersa në duar mbajnë flamurin e batalionit.
Nexta publikoi të dielën pamjet kur ushtarët vendosën flamurin e tyre brenda një objekti.
Mediumi shkroi në Tëitter se Ukraina iu ka hyrë rend lokacioneve pranë Blahodatnes, për t’i çliruar nga trupat ruse. Tash ato po zhvillojnë luftime të ashpra në Lobkove, Levadnoe dhe në Neskuchnoe.