Nata nuk ka pasur fund për djemtë e kombëtares. Pas përfundimit të ndeshjes me Ishujt Faroe dhe festës në stadiumin “Air Albania” ata iu drejtuan një prej klubeve të natës në Tiranë ku FSHF kishte organizuar një tjetër festë pak më private.
Me këngë dhe valle me motive popullore ata i janë gëzuar kualifikimit në Euro 2024. Sicc mund ta shihni edhe në këto pamje lojtarët e kombëtares e kanë “djegur”.
E ftuar ka qenë këngëtarja e njohur Artiola Toska. Pjesë e festës kanë qenë edhe pjesë e stafit të kombëtares si trajneri Sylvinho, por edhe zv/trajneri Pablo Zabaleta.
Festë me të drejtë legjitime për shkak se Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në Europian. Kështu që bëhuni gati! Vitin tjetër Shqipëria është në Gjermani.
Kombëtarja dhe TV Klan do të jenë bashkë edhe në finalet e Euro 2024. Emocionet e kuqezinjve që arritën edhe një herë në festën e madhe të futbollit kontinental do të përcillen sërish nga ekrani jonë pa pagesë në të gjithë territorin e Shqipërisë.