Festuan arrestimin e Veliajt me këngë popullore dhe birra te blloku i sigurisë, policia e Ramës nis hetimin për tetë persona

Arrestimi i kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka bërë që disa qytetarë të festojnë me këngë e vallë tek paraburgimi në “Mine Peza”. Por për policinë, kjo është prishje e qetësisë publike, ndaj ka nisur hetimet për 8 qytetarë.

Blutë e Tiranës thonë se këta persona, përveçse kanë prishur qetësinë publike, nuk i janë bindur urdhrit të policisë për t’u larguar.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, për shtetasit S. L., E. V., M. D., B. L., A. K., K. M., A. B. dhe A. K., pasi më datë 11.02.2025, rreth orës 00:30, në rrugën “Mine Peza”, kanë prishur qetësinë publike dhe nuk iu janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, për t’u larguar”, tha Policia.