Ministrja e Punëve të Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen, ka deklaruar se shteti i saj ka nevojë për më tepër armatim, duke theksuar se edhe Ukraina duhet të furnizohet “sa më parë” me armatim për të ndalur agresionin rus.
Në një deklarim para mediave, Valtonen ka shtuar se Finlanda po e përkrah Ukrainën, por ka kërkuar që ndihmat të rriten pasi “është interes strategjik”, ka shkruar Visegrad.
“Ne kemi nevojë për shumë më shumë vëllim (armësh), për një afat të gjatë. Kemi nevojë për dërgesa të menjëhershme në Ukrainë (madje edhe nga inventari) dhe duhet të rrisim industrinë evropiane të mbrojtjes – kjo është në interesin tonë strategjik. Tani po përgatitemi për vendim mbështetëse për Ukrainën, që shpresoj të miratohen në një samit të jashtëzakonshëm brenda javëve”, ka thënë ministrja e Jashtme.
Ndërsa, autoritetet e Letonisë janë shprehur se agresioni rus nuk do të ndalet “pa e ndalur”, derisa presidenti finlandez, Saulio Niinisto, në fjalimin e fundvitit pati bërë thirrje për investime në prodhimin e armëve, me qëllim që të dëshmohet se “Evropa është e fortë”.