Ndër pesë flamujt më të vjetër në botë është radhitur edhe flamuri kuq e zi, flamuri shqiptar.
Flamuri i Shqipërisë, është bërë në vitin 1443. Ndër flamujt tjerë që janë radhitur nga më të vjetërit në gjithë botën, është flamuri skocez që u krijua në vitin 832, njëherësh i cili cilësohet si flamuri më i vjetër në botë.
Vendin e dytë e zë flamuri austriak, i cili u krijua në vitin 1230.
Flamuri i tretë më i vjetri në botë radhitet ai i Letonisë i cili u krijua në vitin 1280, ndërsa në vendin e katërt është ai i Danimarkës i cili u krijua më 1370 (ndoshta edhe më herët).
Flamuri i Shqipërisë është radhitur i pesti në këtë listë, kështu duke treguar historinë e krijimit të tij, transmeton patriotwood.com.
Flamuri është bërë në Krujë, me të cilin është shpallur pavarësia e Shqipërisë me 28 nëntor. 1912.