Flamuri kuq e zi vendoset në një shkëmb në Zveçan, merr vëmendjen e mediave serbe

Një flamur shqiptar është parë në majën e Zveçanit.

Banorët e këtij fshati të komunës së Zveçanit kanë thënë për portalin serb “Kossev” se flamuri me shumë gjasa është vendosur në shkëmb sot, pra disa orë më parë.

Flamuri ndodhet në një kodër, pranë një guri që është lyer me ngjyrë të bardhë.

Sipas vendasve, aty është vizatuar një kryq, i cili më pas është lyer.