Hoxha Vesim Avdiu ka folur për martesën e tij të dytë me një vajzë 23-vjeçare.
Ai, në Kosova Today të Klan Kosovës, ka thënë se vajza në fjalë është martuar me të me vet dëshirë dhe nuk është e mitur.
“Nuk ekziston ajo që po flitet se unë e kam marrë pa leje e pa kurorëzim. Vajzën e njoh që nga mosha 10-vjeçare pasi ka qenë nxënëse e imja më pas ka vazhduar studimet në Egjipt dhe është kthyer. Më pas ka qenë edhe paciente e imja pasi e kam shëruar nga magjia”.
“Në momentin që ajo e ka marrë veten, kam shkuar te prindi i saj e kam kërkuar dorën dhe më ka dhënë leje”, ka thënë Avdiu.
Avdiu ka shtuar se ai është i martuar edhe më një grua tjetër për 19-vjet, ai ka shtuar se gruaja e tij e parë është dakord me martesën e tij të dytë. /Klankosova.tv