Flor Binaj i dhuron shqiptarëve superheroin e saj të parë, ai e ka emrin “SKANDERBEG”

Aktori i njohur i humorit, Florjan Binaj është një ndër figurat më të dashura të televizonit. Flori ka zbukuruar jetët e fëmijëve prej vitesh, dhe duket se pikërisht për ta, ai po planfikon diçka të madhe. Aktori do i dhurojë Shqipërisë superheroin tonë të parë autentik me emrin “SKANDERBEG”.

“Të dashur miq dhe mikesha, pas disa vitesh pune dhe orëve të tëra pa gjumë e lodhje, projekti “SKANDERBEG” është bërë më i madh se ne dhe ka nevojë për ndihmën tuaj për t’u bërë realitet. Nëpërmjet adresës PATREON dhe në mënyrë shumë transparente për këdo që ndihmon, të gjithë shqiptarët anembanë botës mund të japin ndihmesën e tyre sado pak dhe aq sa kanë mundësi e dëshirë për ta çuar përpara këtë projekt aq të vyer për artin shqiptar dhe trashgiminë iliro-arbërore-shqiptare dhe filmin e parë të animuar 3D me këto përmasa të bërë në Shqipëri. Ndihma e parë është ta shpërndani sa më shumë! FALEMINDERIT!!

SKANDERBEG është një projekt shumë i dashur për mua dhe shokun tim të fëmijërisë Daniel Kordhoni, i cili nisi të formësohej gjatë pandemisë dhe mori peshë dita ditës, pak e nga pak, pasi donim që fëmijët tanë dhe të gjithë fëmijët shqiptarë kudo në botë, të krenohen me heronjtë e tyre dhe mbi të gjitha, të njohin e të dashurojnë lashtësinë dhe mitologjinë iliro-arbërore e cila dita ditës zë pluhur dhe nuk mbahet gjallë e nuk trashgohet brez pas brezi.