Florian Marku fiton lirinë në Gjermani, por Greqia kërkon ekstradimin

Boksieri i mirënjohur Florian Marku ka lënë qelinë në Gjermani, për shkak të një dënimi të pakryer në Greqi.

Historia lidhet shtatë vite më parë dhe duket se shteti grek kërkon ekstradimin e tij. Tanimë Marku do presë vendimin në gjendje të lirë dhe nuk mund të largohet nga Gjermania pa pritur se si do vendosë drejtësia dhe mundësinë për ekstradimin në Greqi.

Afro gjashtë muaj është dënimi i mbetur që Marku nuk ka kryer për një sherr të ndodhur 14 vite më parë në Selanik.