Shqiptari Florian Marku, është gati për t’u rikthyer në ring pas afro një viti.
Boksieri shqiptar, i njohur edhe si “Mbreti Shqiptar”, ka njoftuar se dueli i radhës do të jetë më 2 shtator.
Kundërshtari i Markut do të jetë irlandezi, Dylan Moran, teksa dueli mes tyre do të zhvillohet në “AO Arena” të Manchesterit.
Në njoftimin e postuar në faqen zyrtare, boksieri nga Lushnja tha se “mezi e ka pritur këtë ndeshje”. 30-vjeçari gjithashtu theksoi se është koha për t’u rikthyer më fortë se kurrë.
Postimi i plotë nga Florian Marku
“Mbas afërsisht një viti jashtë, erdhi koha për t’u rikthyer më fort se kurrë. Ndeshja do zhvillohet ne Manchester Ao Arena me 2 shtator kundër irlandezit Dylan Moran! Mezi e kam pritur këtë ndeshje! Ju pres të gjithëve atje”.