Fluks lëvizjesh në Qafë Thanë, radhë të gjata

Një rritje e ndjeshme e fluksit të lëvizjeve është regjistruar në pikën e kalimit kufitar të Qafthanës. Sipas autoriteteve kufitare, ky fluks është rezultat i shtimit të udhëtimeve nga Maqedonia e Veriut drejt Shqipërisë.

Për të përballuar situatën, policia shqiptare dhe ajo maqedonase po punojnë me orare të zgjatura dhe me intensitet të shtuar. Gjatë këtyre ditëve, në pikën kufitare po funksionojnë katër sportele në hyrje dhe dalje, duke ndihmuar në shmangien e radhëve të gjata dhe përshpejtimin e procesit të kalimit.

Autoritetet mbeten të angazhuara për të garantuar një menaxhim efikas të fluksit të shtuar dhe lehtësimin e lëvizjes për qytetarët.