Forcat e Mbrojtjes së Izraelit thonë se kanë nisur sulme masive ajrore kundër lagjes Shuja’iyya të qytetit të Gazës, duke vënë në cak rreth 150 lokacione.
“Rreth njëqind ton municione u hodhën gjatë sulmit”, tha IDF.
Forcat ajrore izraelite kanë shkruar në X se Lagja Shuja’iyya përdoret si fole terroriste për Hamasin dhe prej andej kryhen shumë aktivitete kundër Izraelit, gjithashtu si pjesë e luftimeve të ditëve të fundit.
Pamjet e publikuara në postimin e tyre tregojnë sulmet masive që kreu Izraeli në këto lokacione.