Televizioni ukrainas ka transmetuar pamjet, ku shihet sesi ushtarët heqin nga një ndërtesë flamurin rus në Kursk.
Në video shihet flamuri trengjyrësh në një ndërtesë në Sudzha, dhe tre ushtarët që heqin flamurin dhe bërtasin “Lavdi Ukrainës”.
Disa blogerë dhe kanalet e ndryshme ukrainase në Telegram, pretendojnë se ky qytet rus tani është nën kontrollin e ukrainasve.Forcat ukrainase janë futur në Sudzha pas sulmit në territorin rus që e nisën javën e kaluar. Kievi pretendon se tani kontrollon 74 qytet dhe fshatra në atë rajon rus.
Guvernatori rajon i Belgorodit ka shpallur gjendjen emergjente, e shumë forca ruse që ishin në Ukrainë janë tërhequr dhe dërguar në rajonin e Kurskut pas sulmeve të pandërprera ukrainase.