Forcat izraelite pretendojnë se kanë vrarë komandantin e forcave ajrore të Hamasit në Gaza

Forcat e armatosura izraelite pretendojnë se kanë vrarë, Murad Abu Murad, kreun e Forcave Ajrore të Hamasit, i konsideruar “kryesisht përgjegjës për drejtimin e terroristëve gjatë masakrës” të shtunën e kaluar, në një bastisje në Gaza.

IDF thotë se Abu Murad “mori një pjesë të madhe në drejtimin e terroristëve gjatë masakrës” fundjavën e kaluar, e cila përfshinte sulmuesit që hynë në Izrael nga ajri me avionë me parashutë.

Në sulme të veçanta “të përhapura” gjatë natës, IDF thotë se goditi dhjetëra vende që i përkisnin forcave komando të Hamasit, të cilët udhëhoqën infiltrimin në Izrael më 7 tetor.