Fotot e para të dëbimeve të emigrantëve të paligjshëm nga SHBA

Shtëpia e Bardhë tha të premten se dëbimi i emigrantëve të paligjshëm nga Shtetet e Bashkuara ka filluar pasi shpërndau foto të njerëzve që hipnin në një avion ushtarakSekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, në një postim në X, tha se Presidenti Donald Trump po i dërgon një mesazh të fortë dhe të qartë të gjithë botës.

“Fluturimet e dëbimit kanë filluar,” shkroi Karoline Leavitt. “Presidenti Trump po dërgon një mesazh të fortë dhe të qartë për të gjithë botën: nëse hyni ilegalisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të përballeni me pasoja të rënda”.

Qindra emigrantë në Shtetet e Bashkuara u arrestuan të enjten dhe të tjerë u larguan nga vendi me avion ushtarak.

“Administrata Trump arrestoi 538 kriminelë emigrantë të paligjshëm, duke përfshirë një terrorist të dyshuar, katër anëtarë të bandës ‘Tren de Aragua’ dhe disa ilegalë të dënuar për krime seksuale kundër të miturve”, tha Karoline Leavitt në një postim në X.